Mësimdhënia është ai profesion që krijon të gjitha profesionet, ndaj sot në Gjimnazin “Dr Ibrahim Temo” Strugë, profesorëve të cilët kaluan në pension duke kryer misionin e tyre fisnik: iu ndan mirënjohje nga Drejtoresha e shkollës Znj. Besime Jonuzi për veprimtarinë shumëvjeçare në fushën e arsimit bashkë me një dhuratë simbolike.
Profesorit të lëndës së Historisë Z. Medi Bekteshi, Profesorit të Gjuhës Frënge Z. Nijaz Lumani dhe Profesorit të Fizikës Ymyt Zendeli bashkë me Profesoreshën e Edukimit fizik (Sport dhe aktivitetit sportiv) Znj. Jugosllava Velianoska nga kolektivi ju uruam jetë të gjatë dhe pensionim të mbarë.Fjalët e tyre ishin frymëzuese. Ata u shprehen se : –“Një libër, një laps, një fëmijë dhe një mësues mund të ndryshojnë botën”,- thënë nga Malala Yousafzai pra ju do të ndikoni gjithmonë në jetën e dikujt duke bërë atë që bëni të dhënit mësim dhe kjo është ajo që e bën që t’ia vlejë gjithë puna që bëni dhe që kemi bërë ne për katër dekada: u shprehën kolegët tashmë në pension. Arsimi është një themel për një të ardhme më të mirë ndaj ju urojmë edhe ju kolegëve të tjerë jetë të gjatë deri në pensionimin tuaj. Për nder të profesorëve në fjalë u shtrua edhe një pritje në sallën e arsimtarëve. Përveç mirënjohjeve arsimtarët pranuan nga drejtoresha dhe nga të gjithë kolegët urimet për pensionin kurse ata vete na deshiruan ne kolegëve më të rinj që të kemi fatin të arrijmë shëndetplotë pensionin.