Gjimnazi “Dr Ibrahim Temo” mirëpret nxënësit për vitin e ri shkollor me një pamje të re dhe kushte të shkëlqyera për procesin mësimor.

Gjimnazi “Dr Ibrahim Temo” mirëpret nxënësit për vitin e ri shkollor me një pamje të re dhe kushte të shkëlqyera për procesin mësimor.

Gjatë pushimit të verës në shkollë u punua me një intensitet të jashtëzakonshëm, fare mirë mund të shikoni ndryshimin përmes fotove. Janë veshur dyshemetë me pvc plastike, janë ndërruar të gjitha dyert e klasave dhe të kabineteve dhe janë vendosur dyer të reja me kasa hekuri ku kanatet janë prej mediapani të klasit të parë dhe dritare qelqi 30x20cm në dyert e klasave, janë lyer të gjitha hapësirat e shkollës, janë rinovuar zyrat e arsimtarëve, kabinetet dhe shumë punë të tjera për kushte më të mira për mësimdhënie. Të gjitha këto mjete janë nga buxheti i shkollës të cilat i ndan komuna nga mbështetja financiare e Ministrisë së Arsimit dedikuar shkollave të mesme. Në shkollën tonë “Dr Ibrahim Temo” deri në fund të këtij viti planifikohet që të rinovohet edhe salla e sportit ku dyshemeja ekzistuese të zëvendësohet me dysheme plastike sipas standardeve. Gjithashtu është paraparë edhe ndërrimi i pllakave të azbestit që ndodhen në çati për të ruajtur shëndetin e fëmijëvë dhe të të gjithëve, të gjitha këto janë paraparë sipas standardeve europiane.

Nxënësve dhe arsimtarëve ju dëshirojmë një fillim të mbarë të vitit shkollor.