RMV, ulje drastike e numrit të turistëve të huaj

Në Maqedoninë e Veriut turistët e huaj vijnë kryesisht nga Turqia (1037), Serbia (759), Shqipëria (755) dhe Kosova (751), ndërkohë sivjet është regjistruar një ulje e madhe e numrit të turistëve të huaj që e vizitojnë vendin, transmeton Portalb.mk.

“Numri i turistëve gjatë muajit dhjetor të vitit 2020 është 31 175, ndërsa numri i netëve të kaluara është 60 345”, raportojnë nga Enti shtetëror i statistikave, duke sqaruar që numri i turistëve vendor është rritur për 20.7 %, ndërsa numri i turistëve të huaj është ulur për 85.2 %.

Raportohet që numri i netëve të kaluara te turistët vendor është rritur për 2.0 %, derisa te turistët e huaj për është ulur për 81.6 %.

“Në periudhën janar – dhjetor të vitit 2020, krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, numri i i përgjithshëm i turistëve është ulur për 60.5 %, edhe atë: te turistët vendor për 18.3 %, dhe te turistët e huaj për 84.4%”, sqarojnë nga Enti.

Maqedonia e Veriut në muajin dhjetor të vitit 2020 ka regjistruar gjithsej 25 159 turistë të vendor që kanë kaluar 46 822 netë, derisa turistë të huaj kanë qenë 6 016, të cilët kanë kaluar gjithsej 13 523 netë. Në dhjetor të vitit 2019, RMV ka pritur 40 627 turistë të huaj, duke realizuar 73 513 netë të kaluara.