Besa Ademi zgjidhet kryetare e Gjykatës Supreme

Me 12 vota “për” dhe një votë “kundër” sot Këshilli Gjyqësor e ka zgjedhur Besa Ademin kryetare të Gjykatës Supreme.
Në garë ishin edhe gjykatësit Xhemaili Saiti dhe Lidija Nedellkova.
Deri tani Gjykatën Supreme si ushtrues detyre e udhëhiqte gjykatësi Faik Arsllani i cili trashëgoi Jovo Vangellovskin i cili u shkarkua për shkak veprimit joprofesional.