Xhevat Limani dekorohet nga Presidenti i Shqipërisë z. Ilir Meta me titullin “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”

Naser Shatrolli: E ndaj kete lajm te mire mbase dhe kurajues per artistet parasegjithash.

Xhevat Limani sot eshte dekoruar nga Presidenti i Shqipërise z. Ilir Meta me urdherin “ Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Une isha i ftuar ne cilesine e perfaqesuesit te Teatrit Kombëtar te Kosoves ne kete event kulturor, ne mesin e artisteve te rajonit ballkanik – emra te pervecem nga Tirana, Shkupi, Prishtina dhe Struga!
Presidenti Meta na beri pritje te vecante, me kete rast pervec ceremonise protokolare ai organizoj enkas dhe nje koktej rasti.

Une i dhurova presidentit Monografine e Baletit Kombëtar te Kosoves dhe librin dramaturgjik me 6 drama.

Vleresimi shteteror me i larti brenda gjeografise shqiptare qe ju be sot z. Limani, aktor, regjisor, shkrimtar, eshte nder per Teatrin e Shkupit, Kosoves, Shqiperise meqe aktori ne fjale ka lene shenja neper keto qendra nepermes lojes teatrore nder vite e dekada!

Urimeeee maestro – brez meritor!

Faleminderit Presidentit shqiptar per mikepritjen!