NPB Strugë ngriti kallëzim penal kundër 58 vjeçarit nga fshati Veleshtë

Njësia për Punë të Brendshme Strugë ngriti kallëzim penal kundër LJ (58) nga fshati Veleshtë i Strugës , për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Mosveprim në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie”. Gjatë kontrollit të kryer më 25.12.2020 në ora 22:00, oficerët e policisë dhe përfaqësuesit e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, konstatuan që i raportuari, si pronar i një objekti hotelierik në Veleshtë, nuk ishte në përputhje me dispozitat për funksionimin e objekteve hotelierike deri më ora 18:00 dhe në objektin e tij u konstatua prania e mysafirëve, duke shkelur kështu protokollet e tjera të sigurisë dhe higjienës për mbrojtjen e popullatës nga Kovid 19. Sektori për Punë të Brendshme Ohër. Zëdhënëse e SPB Ohër Merlina Islami