Nga data 1-shkurt, në terrenin e gjuetisë në rajonin e gjerë të Pollogut hyn në fuqi ndalim gjuetia, dmth vendoset ndalimi i gjuetisë së kafshëve të egra, përveç shpezëve dhe kafshëve të dëmshme informon Tetovasot.
Llojet e kafshëve të egra dëmtore, sipas Ligjit për Gjuetinë, do të mund të gjuhet vetëm me leje grupore, pra në ndjekje të organizuara posaçërisht për këtë qëllim.
Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, rrikujton se gjuetia pas mbarimit të sezonit të gjuetisë paraqet vepër penale “gjueti e paligjshme”, për të cilën parashikohet një gjobë ose burgim prej një deri në tre vjet, varësisht nga vendi dhe më konkretisht gjahu i cili është gjuajtur.
Gjuetarët udhëzohen gjithashtu që të mos u japin armët e tyre njerëzve të tjerë për përdorim, pavarësisht nëse ata persona kanë licencë të vlefshme, pasi kjo është në kundërshtim me ligjin.
Sektori për Punë të Brendshme Tetovë përsëri u bën apel gjuetarëve dhe peshkatarëve që të respektojnë vazhdimisht rregulloret ligjore dhe të mos i shkelin ato në mënyrë arbitrare, veçanërisht pasi kontrollet në rajonin e Pollogut tashmë janë intensifikuar dhe kundër kujtdo që në një mënyrë ose në një tjetër do të veprojë në kundërshtim me ligjin, do të pasojnë parashtresat dhe sanksionet e adekuate.