Policia të vaksinohet në fazën e parë ose të dytën, kërkon Sindikata

“Të punësuarit në Ministrinë për Punë të Brendshme, Agjencia për Siguri Nacionale, Drejtoria e Policisë Financiare dhe Agjencia për Kundërzbulim të vaksinohen në fazën e parë ose më së voni në fazën e dytë të imunizimit të popullatës nga koronavirusi Kovid-19”, kështu kërkoi sot Sindikata e Policisë përmes një shkrese drejtuar kryeministrit Zoran Zaev, ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe, atij të MPB-së Oliver Spasovski si dhe drejtorëve: Erold Musliu, Viktor Dimovski dhe Arafat Muaremi.

Kreu i sindikatës Marjan Kicev i cili siç u shpreh në emër të 8500 anëtarëve kërkon që të punësuarit në këto institucione të vaksinohen në fazën e parë ose të dytë për shkak të aktiviteteve të përditshme të këtyre të punësuarve në ballafaqimi me Kovid-19.