Anton Chekhov:Duhet ti flasim secilit në gjuhën që kupton më mirë….

Atë ditë, tre zonja të veshura me fustane luksi, i bënë një vizitë të shkurtër shkrimtarit të madh Çehov. Me fustanet e tyra të mëndafshtë dhe të parfumosura me parfumet më të shtrenjta, u ulën përballë shkrimtarit të madh dhe ia nisën nga pyetjet, duke treguar interest të madh për politikën.
Njëra prej tyre e pyeti:”Si e shpjegoni luftën aktuale?”
Çehov ia nisi të kollitet dhe pasi u mendua pak u përgjigj me një zë të butë dhe serioz:”Besoj se do të përfundojë me nënshkrimin e një armëpushimi dhe paqeje.”
Zonja ia priti aty për aty:”Pa dyshim, por kush do të fitojë, turqit apo grekët?”
Çehov iu përgjigj:”Nuk kam pikën e dyshimit se do të fitojë më i forti!”
Gati njëzëri, të tre zonjat e pyetën:”E kush është më i forti sipas jush?”
Duke vazhduar ironinë e tij të thellë, Çehov tha:”Besoj që më i forti është ai që është ushqyer dhe arsimuar më mirë.”
Njëra prej tyre e pyeti:”Po mirë, po ju, kë doni më shumë, turqit apo grekët?”
Çehov, e pa me dashamirësi dhe duke i buzëqeshur iu përgjigj:”Më shumë unë dua reçelin e frutave. Po ty, të pelqen reçeli?”
Zonja, e ngazëllyer iu përgjigj:”Shumë.”
Shoqja e saj ia ktheu:”Ah sa i mirë është.”
Kaq mjaftoi që të tre zonjat të zhyteshin në një bisedë të thellë mbi reçelin, llojërat e reçelit, shijet dhe dobitë, duke zbuluar dhe talentin e tyre në këtë fushë. Dukej qartë që biseda mbi reçelin e shuajti kuriozitetin e tyre mbi luftën mes turqve dhe grekëve.
Kur u ndanë, tre zonjat i premtuan Çehovit se do i dërgonin lloje të ndryshme reçeli.
Kur Çehov ia tregoi këtë ngjarje Maksim Gorkit, i tha:”Duhet ti flasim secilit në gjuhën që kupton më mirë, i dashur Maksim.”