OBSH kërkon zhvillim masiv të mjeteve për prodhimin e vaksinave antiCOVID-19

Kreu i OBSH-së kërkoi një zhvillim masiv të kapaciteteve të prodhimit të vaksinave antiCOVID-19 për të mos zbehur të gjithë progresin e bërë në luftën kundër pandemisë.

Drejtori i përgjithshëm, Tedros Adhanom Ghebreyesus, përmendi shembullin e grupit farmaceutik francez Sanofi, i cili ka mbetur prapa në zhvillimin e vaksinës së tij, por ka ofruar të prodhojë duke nisur nga vera atë të konkurrentit Pfizer/BioNTech, tashmë autorizuar gjerësisht dhe me efikasitet të provuar.

“Ne u bëjmë thirrje kompanive të tjera të ndjekin këtë shembull”, theksoi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së.

Pikat financiare janë gjigante. Pfizer ka vlerësuar se shitjet e vitit 2021 të vaksinës së saj antiCOVID-19 do të arrijnë në 2021 shifra astronomike prej 15 miliardë dollarë.

Në fund të janarit, Novartis zviceran gjithashtu kishte njoftuar se po siguronte kapacitet për të vendosur vaksinën Pfizer/BioNTech në flakonë.

“Prodhuesit mund të bëjnë më shumë.ata kanë marrë fonde të konsiderueshme publike dhe ne i inkurajojmë të gjithë të ndajnë të dhëna dhe teknologji për të ndihmuar në qasjen e drejtë të vaksinave në të gjithë botën”, theksoi Tedros.

“Rritja e kapacitetit të prodhimit në shkallë globale do të bënte që vendet e varfëra të ishin më pak të varura nga vendet e pasura”, theksoi ai.

Ai përsëriti thirrjen e tij për ato vende të pasura, të cilat kanë vaksinuar personat më të prekshëm dhe punonjësit e tyre shëndetësorë, për të vënë në dispozicion dozat e tepërta për vendet e pafavorizuara.

Edhe pse numri i vaksinave në botë tani ka tejkaluar atë të rasteve të regjistruara të infeksionit, drejtori i përgjithshëm theksoi se tre të katërtat e këtyre vaksinave janë bërë në vetëm 10 vende që përbëjnë 60% të PBB-së globale.