Fauci: Edhe ata që e kanë kaluar COVID duhet të marrin 2 dozat e vaksinës

Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, Dr. Anthony Fauci është shprehur se edhe personat që kanë pasur Covid-19 duhet të marrin dozën e dytë të vaksinës. Fauci theksoi se të gjithë ata që kanë pasur COVID-19 duhet të vaksinohen.

“Ne aktualisht nuk kemi prova të mjaftueshme që provojnë të kundërtën. Nëse keni pasur Covid-19, përsëri duhet të vaksinoheni. Meqenëse riinfektimi i është i pazakontë 90 ditë pas infektimit fillestar, mund ta shtyni vaksinimin deri në fund të asaj periudhe 90-ditore. Por vaksinimi duhet bërë”,- tha Fauci.

Kjo deklaratë vjen pasi një studim paraprak i postuar në internet tregoi se personat që ishin infektuar më parë me koronavirus, kishin tendencë të kishin nivele të antitrupave që ishin të barabarta me ose mbi ato të njerëzve që kishin marrë të dyja dozat, por që nuk ishin infektuar asnjëherë.