Kriza globale e plehrave po përkeqësohet. Sipas Bankës Botërore, qytete nga mbarë bota gjeneruan 2.01 miliardë ton mbeturina të ngurta në vitin 2016, dhe ky numër pritet të rritet në 3.40 miliardë ton deri në vitin 2050.
Një raport i sivjetmë nga firma kërkimore Verisk Maplecroft tregon se teksa shumë vende të zhvilluara gjenerojnë një sasi disproporcionale të mbeturinave në krahasim me madhësinë e popullsisë së tyre, problemi është më i dukshëm te vendet në zhvillim, ku mungesa e burimeve për menaxhimin e duhur të mbeturinave po çon në pasoja të rënda për mjedisin, shëndetin dhe sigurinë publike.
Këtu kemi një vështrim mbi disa nga statistikat më shqetësuese që lidhen me problemin e mbeturinave në 10 vende të botës.
- Kanadaja: Mbetje të krijuara për frymë
Prodhon rreth 777 kg mbeturina për qytetar, çdo vit, Kanada figuron midis vendeve që prodhojnë sasitë më të mëdha të plehrave. - Zelanda e Re: Mbeturina në deponiNjë raport i vitit 2015 nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) zbuloi se Zelanda e Re ishte përgjegjëse për dërgimin e më shumë plehrave në deponi, më shumë se çdo vend tjetër i zhvilluar.
- Shtetet e Bashkuara: Nuk është për t’u habitur, Shtetet e Bashkuara janë një nga ndotësit më të mëdhenj në planet, duke prodhuar më shumë plehra për banorë se çdo vend tjetër
- Kina: Me një popullsi prej 1.4 miliardë njerëzish, kuptohet që Kina është prodhuesi më i madh i mbeturinave në botë. Sidoqoftë, Kina nuk është ndotësi më i madh për kokë banori. Ndërsa vendi është përgjegjës për mbi 15 përqind të të gjithë mbeturinave të ngurta, është shtëpia e 18 përqind të popullsisë së botës.
- India: India nuk është shumë prapa Kinës përsa i përket ndotjes, por prodhimi i saj i lartë i mbeturinave shpjegohet me faktin se banorët e saj përfaqësojnë 18 përqind të popullsisë së botës. India prodhon të njëjtën sasi mbeturinash si Shtetet e Bashkuara, por ka pothuajse pesëfish më shumë banorë.
- Greqia: Përgjegjëse për 504 kg (1,111 lb.) të mbeturinave për banorë në vit. Greqia nuk mban rekordin më të keq për prodhimin e plehrave. Sidoqoftë, OECD raporton se ky komb tregoi fare pak përmirësimin në këtë fushë midis viteve 1990 dhe 2013. Greqia në të vërtetë rriti prodhimin e mbeturinave për 56 përqind gjatë kësaj periudhe.
- Gjermania: Vendi prodhon më shumë mbeturina të banimit se cilido vend tjetër i OECD. Sipas të dhënave të vitit 2017, Gjermania prodhon rreth 52 milion ton (57.3 milion ton) plehra në vit.
- Danimarka: Megjithë reputacionin progresiv të Danimarkës, OECD raporton se, sipas të dhënave të saj, vendi prodhon më shumë plehra për banorë. Residentet danez prodhojne mesatarisht 785 kg plehra në vit.
- Japoni: Vendi qëndron pas Gjermanisë sa i përket shteteve që djegin mbeturinat në këmbim të krijimit të energjisë. Japonia rikuperon energji nga 71 përqind e mbeturinave të saj të djegura, por kostoja ambientale nuk është e vogël.
- Australia: Bota po prodhon sasi gjithnjë e në rritje të mbeturinave elektronike. Me fjalë të tjera, pajisjet shtëpiake dhe elektronike gjithnjë e më të prishura dhe të vjetruara hidhen tutje. Megjithatë, globalisht, ne riciklojmë vetëm 20 përqind të këtyre plehrave elektronike. Australia është prodhuesi më i madh i mbeturinave elektronike për banorë, me 17.3 kg të plehrave elektronike për frymë çdo vit.