Në hapësirat e Komunës së Strugës u mbajt takim në mes përfaqësuesve të Komunës së Strugës, drejtorit të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, drejtoreshës së Qendrës Kulturore “Vëllezërit Miladinov”, drejtori të NP “Komunale” dhe drejtoreshës së NP “Eko”

🔹️ ️Sot në hapësirat e Komunës së Strugës u mbajt takim në mes përfaqësuesve të Komunës së Strugës, drejtorit të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë Todorçe Tasevski, drejtoreshës së Qendrës Kulturore “Vëllezërit Miladinov” Nikolina Velkoska Gligoroska, drejtori të NP “Komunale” Iqmet Islami dhe drejtoreshës së NP “Eko” Gordana Gjorgjieska Kitanoska.
Në takim përveç se u diskutua për bashkëpunim në mes ndërmarjeve dhe institucioneve, theks i veçantë u vendos mbi Parkun e Poezisë, i cili kohëve të fundit ka pësuar disa dëme, qofshin ato nga këmbësorët e pakujdesshëm apo makinat a parkuara gabimisht.
Gjithashtu u diskutua për Mbrëmjet e Poezisë, për të cilat ende nuk ka plan konkret duke e bazuar në situatën e paparashikuar me pandeminë.
Në periudhën në vazhdim do ti përkushtohet më shumë vëmendje Parkut të Poezisë prandaj apelojmë deri te të gjithë qytetarët që të jenë më të ndërgjegjshëm kur bëhet fjalë për hapësira publike që duhet të jenë në shërbim të të gjithëve.
🎯 Të kujdesemi bashkë për Strugën që duam!

🔹️ Денес ,во просториите на Општина Струга се одржа средба помеѓу претставниците на Општина Струга, директорот на Струшки Вечери на Поезијата Тодорче Тасевски, директорката на Центарот за Култура „Браќа Миладиновци“ Николина Велкоска Глигороска, директор на ЈП „Комунално“ Иќмет Ислами и директорката на ЈП „ Еко“ Гордана Ѓорѓиеска Китаноска.
Покрај дискусијата за соработка меѓу претпријатијата и институциите, посебен акцент беше ставен и на Паркот на Поезијата, кој во последен период претрпи многу штети, било да е тоа од невнимателни пешаци или неправилно паркирани автомобили.
Се дискутираше и за Струшките Вечери на Поезијата, за кои сè уште нема конкретен план поради непредвидената состојба со пандемијата.
Во наредниот период ќе се посвети поголемо внимание на Паркот на Поезијата, затоа апелираме до сите граѓани да бидат посовесни кога станува збор за јавните простори што треба да бидат во корист на сите.
🎯 Да се грижиме заедно за Струга што ја сакаме!