Nga e hëna, një ciklon do të godasë Maqedoninë e Veriut. “Të hënën, nën ndikimin e veprimtarisë ciklonike të përqendruar në Itali dhe Detin Adriatik, do të ketë shi të herëpashershëm”, njoftoi meteorologu Slavço Poposki.
Do të ketë kushte për zhvillimin e paqëndrueshmërisë të shoqëruar nga erëra të forta, stuhi dhe shi të rrëmbyeshëm lokale. Në ditët në vijim, për shkak depërtimit të ajrit të ngrohtë nga jugu, temperaturat do të rriten në intervalin prej 13 deri në 20 gradë, pra do të jenë dukshëm mbi mesataren për këtë pjesë të vitit dhe do të jenë më të larta se normalja për rreth 8 deri në 12 gradë.