Gjiganti farmaceutik Pfizer, ka thënë se pret 15 miliardë dollarë shitje të vaksinës për koronavirus këtë vit.
Pfizer ka krijuar vaksinën kundër këtij virusi bashkë me kompaninë gjermane, BioNTech.
Kjo ka qenë një prej vaksinave të para që janë miratuar për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.
Shitjet e këtyre vaksina përbëjnë një çerek të shitjeve që janë parashikuar për këtë vit.
Shumë shtete në gjithë botën janë duke tentuar të vaksinojnë sa më shpejt qytetarët e vet, me qëllim të ruajtjes së jetëve dhe rimëkëmbjes ekonomike.
Pfizer është duke tentuar të prodhojë 2 miliardë doza të vaksinës kundër koronavirusit më 2021.
Në çerekun e katërt të vitit të kaluar, Pfizer ka shitur vaksina kundër këtij virusi në vlerë të 154 milionë dollarëve.
Analistët presin që Pfizer dhe rivalja tjetër amerikane, Moderna, të fitojnë miliarda dollarë këtë vit.