Plani i vaksinimit anti-Covid në Maqedoni

Plani nacional për vaksinim nuk ka të caktuar datë se kur do zbatohet. Gjithçka mbetet në mëshirë të fatit, përkatësisht gjithçka varet nga mbërritja e vaksinave Anti-Kovid. Alsat siguroi dokumentin për imunizimin e popullatës në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë 

“Procesi ndiqet përmes sistemit ‘Termini im’, ku qytetarët e targetuar bëjnë terminë, evidentohen se kush ka marr vaksinë dhe detaje të tjera. Përmes numrit amë të pacientit, përcaktohet orari i dozës së parë dhe të dytë si dhe numri serik i vaksinës me kohën e dhënies që bëhet në pikën e vaksinimit.”

Sipas fazës së parë të planit me numër të kufizuar të vaksinave 1-10% e targetit, janë parashikuar që afër 185 mijë doza tu jepen personelit mjekësor në qendrat kovid, në emergjenca në spitalet publike e private, për laborantët e testimeve për kovid, të punësuarit në qendrat për persona me nevoja të posaçme dhe shtëpitë e pleqve. Prej tyre 170 mijë doza për kategoritë e rrezikuara mbi 70 vjet.

Faza 1 e Planit për vaksinim 

13,000 doza për në kovid qendrat, urgjencat, klinikat dhe spitalet publike e private

1,200 doza në qendrat për persona me nevoja të posaçme dhe shtëpive të pleqve, laboratorët

170,000 doza për kategoritë e rrezikuara mbi 70 vjet

Në fazën e dytë, afër 220 mijë doza janë paraparë për ushtrinë, policinë, doganierët, zjarrfikësit, Gjykatat, Kuvendin, Qeverinë, arsimin, çerdhet, farmacistë, stomatologë, mjek amë, personeli që vaksinon, ata të Institutit të Shëndetit Publik dhe Qendrën e Shëndetit, prej tyre 192 mijë për të sëmurët kronik nga 25 vjeç e sipër.

Faza 2 e Planit për vaksinim 

192,000 nga 25-65 me sëmundje të rënda për kategoritë mbi 65 vjet

7,800 doza për mjekët amë, ata që japin vaksinat dhe për ISHP/QSHP, farmacistët dhe stomatologët

13,000 doza për policët, doganierët, zjarrfikësit, gjykata, ushtri, në Kuvend dhe Qeveri

8,000 doza në arsim që punojnë me prani fizike dhe në çerdhe

Në fazën e tretë 930,500 doza pritet tu jepen të punësuarve në industrinë ushqimore, të barnave. Për të punësuar nëpër banka, posta, fabrika, në transport, bujqësi, burgje, të pastrehët, të varfëritë, si dhe për qytetarët që janë më pak në rrezik shëndetësor dhe ata nga mosha 30-64 vjeç.

Faza 3 e Planit nacional për 

30,000 doza për të punësuarit në vendet që janë jetike për funksionim

241,500 doza banka, posta, fabrika, në transport, burgje, të pastrehët

655,000 doza më pak në rrezik shëndetësor nga mosha 30-64 vjeçare

Kritika të shumta për këtë plan janë shfaqur nga vetë personeli që duhet të zbatojë të njëjtin. Sidomos për premtimet e kota të shteteve mike për donacion apo shitje të vaksinave. Njëri nga udhëheqësit e laboratorit kryesor të ISHP, organ i cili do ketë rol kyç edhe në vaksinim, tha se kjo varet nga politika.

“Të them të vërtetën plan ka pasur qysh më herët, por në fakt Maqedonia nuk është ndonjë shtet, i cili mund të krijoj plane se dihet mirëfilli që vaksina ishte për shtetet e BE-së. Ndërsa Maqedonia e Veriut ishte e planifikuar nga një shtet i BE-së ti përfitoj ato doza. Pastaj ju e shihni se më tepër bëhen kalkulime politike se sa në të vërtetë që është plan real për nevojat shëndetësore- deklaroi Dukagjin Osmani, Mikrobiolog.

Institucionet që zbatojnë planin në disa faza janë edhe Agjencia e Barnave, Drejtoria Doganave dhe Ministria e Brendshme. Kontingjenti i vaksinave pritet të vijë përmes Aeroportit ndërkombëtar të Shkupit dhe në njërën nga pikat tokësore kufitare, e cila sipas gjitha gjasave do të jetë Tabanoca. Pas arritjes në pikat doganore, me procedurë të importit emergjent do të transportohen në pikat e magazinimit dhe do të distribuohen në frigoriferët e posaçëm ku do të ruhen në siguri të lartë.