Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e sotme ka vendosur që të vazhdohet orari i miratuar si pasojë e pandemisë për administratën. Qeveria pas marrjes së rekomandimit do të duhet të merr vendimin përfundimtar.
Ndryshe, më herët Qeveria kishte kërkuar që me fillim nga muaji shkurt, të ndërpritet sistemi me rotacione, respektivisht administrata të punojë me orar normal të punës.