MPB: Nga ora 13:00, regjim i posaçëm në trafik për shkak të protestave

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se për shkak të protestave të paralajmëruara për orën 13:30 nga parku i Çairit deri në Prokurorinë Themelore Publike do të ketë regjim të posaçëm në trafik që do të zgjasë tre orë.

“Me fillim nga ora 13:00 deri në fund të protestës do të jenë të mbyllura për trafik rrugët: Bulevardi “Hristijan Todorovski Karposh”, rruga “Xhon Kenedi”, rruga “Cvetan Dimov”, bulevardi Goce Delçev dhe rruga “Filipi i Dytë i Maqedonisë”, ndërsa komunikacioni do të zhvillohet në rrugët tjera alternative”, njoftojnë nga MPB.