Më shumë se 18,000 vdekje nga Covid-19 u regjistruan në 24 orët e fundit në të gjithë botën, një rekord i ri negativ.
Në një javë, planeti numëron 101,366 vdekje, ose një mesatare prej 14,000 vdekjesh çdo ditë. Sipas të dhënave, kjo është java me më shumë viktima që nga fillimi i pandemisë në të gjithë botën.
Që nga fillimi i janarit, nivelet e vdekshmërisë janë përshpejtuar, vdekjet në baza ditore po rriten dhe kurba gjithashtu po rritet. Në fund të nëntorit, planeti tejkaloi kufirin e 10,000 vdekjeve në ditë . Pastaj, 11,000 në mes të dhjetorit, 12,000 në 8 janar, 13,000 tre ditë më vonë për të arritur kurbën ekzistuese të 14,000 vdekjeve ditore nga 22 janari .
Pesë vende përbëjnë 50% ose më shumë të 101,000 vdekjeve të regjistruara javën e kaluar: Shtetet e Bashkuara (23,675 në shtatë ditë, gjithsej 425,227), Meksika (9,184, gjithsej 152,016), Britania (8,692, 100,162), Brazili (7,387, 218,878) dhe Gjermania (5,368, 53,972).
Në total, bota numëron 2.16 milion vdekje dhe tejkaloi kufirin e 100 milion rasteve të regjistruara të martën, që nga njoftimi i rastit të parë, në dhjetor 2019, në Kinë.