Një aksident tragjik ka ndodhur në Brazil, ku raportohet për të paktën 19 persona të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur, mes të cilëve edhe disa fëmijë.
Aksidenti ndodhi në një zonë malore pranë Guaratuba, një qytet në shtetin jugor të Parana, ku një autobus doli nga rruga.
Mediat raportojnë se në autobus ndodheshin 59 pasagjerë, nga të cilët 19 ndërruan jetë, ndërsa 33 të tjerë mbetën të plagosur, 7 prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Drejtuesi i autobusit arriti të shpëtojë dhe është marrë në pyetje nga autoritetet për të zbardhur ngjarjen tragjike.