Qeveria ka miratuar strategji tre-vjeçare të reformës strukturore – Programi i Reformës Ekonomike (PER) 2021-2023. Ky dokument strategjik është pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Programi, përgatitja e të cilit koordinohet nga Ministria e Financave, përmban kornizën makroekonomike dhe fiskale afatmesme, si dhe reformat strukturore që duhet të zbatohen, të cilat vendosen përmes një dialogu të përbashkët me Komisionin Evropian.
Në Programin e Reformës Ekonomike 2021-2023 përfshihen 20 masa prioritare (fushat e reformës), që duhet të zbatohet në tre vitet e ardhshme në mënyrë që të reformojë tregun e energjisë dhe transportit, zhvillimine sektorit bujqësor, përmirësimine mjedisit të biznesit dhe zvogëlimin ekonomisë gri, mbështetjenehulumtimeve , zhvillimin dhe transformimin dixhital, lidhjet ekonomike rajonale, arsimin dhe aftësit, mbrojtjen sociale dhe inkluziviteti, si dhe kujdesin shëndetësor.
Nga aspekti i reformës së tregut të energjisë dhe transportit parashikohen masa për të rritur konkurrencën në tregun e energjisë elektrike, promovimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, përmirësimin e efikasitetit energjetik dhe implementimin i sistemit inteligjent të transportit përgjatë Koridorit 10 panevropian. Në drejtim të zhvillimit të sektorit të bujqësisë parashikohen masa për të përmirësuar sistemet e ujitjes, konsolidimin dhe defragmentimine tokës bujqësore, formimine kooperativave bujqësore dhe përmirësimi i aksesit në tokë bujqësore të punueshme.
Programi gjithashtu siguron masa të dedikuara drejt përmirësimit tëmjedisittë biznesit dhe zvogëlimittëekonomisë joformale. Nga aspekti i përmirësimit të mjedisit të biznesit parashikohet racionalizimi i detyrave parafiskale dhe krijimin e një regjistri të vetëm për të njëjtit, mëtej formimi i një tregu elektronik për prokurime me vlerë të vogël dhe mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të sapokrijuara në rajone më pak të zhvilluara. Në mënyrë që të zvogëlohet ekonomia joformale, do të ndërmerren mekanizma për të inkurajuar aktivitetet e regjistruara ekonomike dhe transaksione dhe me fokus të sektorëve, ku ekziston probabiliteti më i lartë i punës së paparaqitur.
Masat për të mbështetur hulumtimin, zhvillimin dhe transformimin dixhital përfshijnë zgjerimin e diapazonit të shërbimeve të platformës nacionale të e-shërbimeve, si dhe përmirësimin e bashkëpunimit midis shoqërisëakademike dhe industrisë. Në fushën e integrimit ekonomik rajonal janë përfshirë masat që synojnë thjeshtimin e inspektimeve ndërkufitare dhe procedurat doganore, dhe forcimine tregut të brendshëm në vend.
Për më tepër, PER parashikon aktivitete për të përmirësuar rezultatet e procesit arsimor dhe zvogëlimin e mospërputhjes së aftësive dhe kualifikimeve me nevojat e tregut të punës. Në të njëjtën kohë, do të punohet në zbatimin e Ligjit të ri për Mbrojtjen Sociale, veçanërisht në lidhje me kategoritë më të prekshme të qytetarëve, si dhe aktivitet më të madh tëpopullsisë me aftësi për punë. Në këtë Program për herë të parë, është përfshirë sektori i Shëndetësisë, ku parashikohen aktivitete për përmirësimin e mbrojtjes shëndetësore të popullatës.
PER 2021 – 2023 do t’i paraqitet Komisionit Evropian deri në fund të Janarit të vitit 2021. Pas dorëzimit e njëjta do të vlerësohet nga KE. Në fund, do të zhvillohet një dialog brenda Këshillit të BE-së me ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të vendeve – kandidatë për anëtarësim nga Ballkani Perëndimor dhe Turqisë. Rezultati i dialogut është miratimi i konkluzioneve të përbashkëta bazuar në vlerësimin e PER, duke bërë kështu rekomandime për përmirësimin e politikave ekonomike, me qëllim të përshpejtimit të konvergjencës ekonomike, rritjen e konkurrencës në sektorine biznesit dhe hapja e vendeve të reja të punës.