Naser Zyberi, pritet të ulet së shpejti në kolltukun e Avokatit të Popullit. Një ditë pasi u votua në Kuvend për të marrë këtë detyrë, ai ka premtuar se do të angazhohet maksimalisht për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve.
Në një intervistë për gazetën LAJM, Zyberi ka komentuar edhe për akuzat e opozitës se, nuk mund ta ushtrojë detyrën për shkak të afërsisë me BDI-në dhe pushtetin.
Ai ka folur edhe për postin e kryeministrit në RMV që në 100 ditët e fundit të qeverisjes pritet t’u takojë shqiptarëve. A ka hequr dorë përfundimisht Zyberi nga ky post?