Ministria e Shëndetësisë (MSH) informoi se në 24 orët e fundit janë kryer 677 teste, ndërsa janë regjistruar 63 raste të reja me virusin korona, 573 vetë janë shëruar, ndërsa 6 persona të tjerë kanë ndërruar jetë. Përveç Shkupit që janë regjistruar 37 raste të reja, në 16 qytetet e tjera pati raste një shifrore. Numri i përgjithshëm i rasteve në vend që nga fillimi i pandemisë ka arritur 90,717, ndërkaq numri i rasteve aktive është vetëm 10% prej tyre. Rënia e rasteve aktive është nën 10 mijë. Kryeqyteti mbetet pika e nxehtë e virusit që nga fillimi i pandemisë. Aktualisht ka 5145 raste aktive, që është dukshëm më pak se në të kaluarën. Ndërkaq, nuk ka më shumë se 400 raste aktive në pothuajse asnjë nga qytetet e tjera në vend. Numri i të shëruarve është 78,727 – i të vdekurve 2,791.