HISTORIA MJERUESE PËR SHQIPTARËT MBARON, RROFTË AMERIKA -Prof.Dr. Musa Musai

HISTORIA MJERUESE PËR SHQIPTARËT
MBARON, RROFT AMERIKA

Prof. Dr. M. Musai

MJERIMI I SHQIPTARËVE
GJITHËMON KA QEN
PREJ EUROPËS KOPILE

Si karakterisrik e ilirëve ishte …

Ilirët, kur nuk kishin me cilin të luftonin, luftonin midis vedi. Këtë veti gjenetike të ilirëve e kanë edhe shqiptarët si pasardhës. Perandoria Romake duke parë te ilirët se janë popull trim, luftarak, me çdo kusht u mundua ti heshti. Rrobëria e gjatë i heshti ilirët, mandej i heshti edhe shqiptarët, por kurrë nuk mundën të na zhduke si popull.
Ilirët kaluan në shqiptar. Shqiptarët janë populli i gjall, që frymojnë me të gjitha tiparët ilire.
Shqiptarët më shumë se 2000 vjet, kan qenë të pushtuar, të rrobëruar, prej armiqëve, të cilët na rrethojnë, por kurrë nuk kemi qenë të nënshtruar. Lufta jonë e gjat për vtëmbrojtje gjithëmonë ka qen e gjallë. Atë luftë e kemi aktive edhe tani, në ditët e sotme.
Luftrat e panumërta dhe shumë të gjata për vetëmbrojtje, ka qenë arësyeja parësore, që shqiptarët nuk kan mundur të ngrejnë iniciativa, ti bashkojnë tokat arbërërore.
Mjerimi i shqiptarëve me plot tragjedi shumë shekullore, ka kuptimin e durimit shumë dimenzional të mos gjunjëzimit. Luftrat e gjata dhe rrobëria e gjat, na kan lodhur shumë, na kan dëmtuar, por nuk kan mundur si popull të na zhdukin.
Gjithë ajo histori e vuajtjeve, e halleve dhe përpjekjeve plot mundime, ka lënë shumë pasoja, në mosorganizimin e popullit shqiptar, për mosbashkimin kombëtar.
Lumturia jonë kombëtare ka ndodhur, vetëm në kohën e Gjergj Kastriotit. Gjergj Kastioti duke qenë i frymëzuar prej Lekës të madh, veçanërisht prej Pirros dhe disa kryetrimave të tjerë ilir, e bëri lavdin e tijë të pavdekshme, bashk me popullin shqiptar.
Europa dhe Vatikani, poashtu edhe në kohën e Gjergj Kastriotit, për shqiptarët, gjithë kohës ndejti indiferente, me përbuzje, duke na quajtur popull kot fare dhe leckaman, etjera ofendime. Pazaret e Europës kundër shqiptarëve dhe tokave shqiptare, nuk kan të sosura.
Kësaj rradhe do ta them troç, Europ i ka shërbyer të keqës për shqiptarët dhe interesave të tua të ngushta, i ka shërbyer të fortit, Turqisë, mandej Rusisë dhe popujve të përgëdhelur nga Rusia, Serbisë dhe Turqisë, gjithëmon në dam të shqiptarëve. Europ ti për shqiptaret, me plot gojë e them, ke qen kurvë, kaluar prostitutes. Për shqiptarët kurrë nuk ke pasur qëndrim të drejt dhe dashamirës.

Agresioni i Turqisë 600 vjet ka qenë i pandalshëm, gjithëmon ka qen agresion për të na zhdukur, si popull dhe si komb. Agresiviteti moderrn i Turqisë, Greqisë dhe i Serbisë, vazhdon edhe tani, përmes metodave më të përsosura, në sy të Europës, e cila vehten e quan “demokratike”. Gjithëmonë kur kan qenë në pyetje shqiptarët, Europa është treguar e verbër dhe shurdhe. Nuk i ka parë të gjitha ata tortura, vrasje, varre, gjithë atë lum gjak. Europa gjithëmonë ka qen dhe është e shurdhe ndaj shqiptarëve, ajo nuk i ka dëgjuar britat, ulurimat e nënave, motrave dhe fëmijëve shqiptar, prej gjenocidit serb, që ndodhën veçanërisht në dy dekadat e fundit 1980/2000. Europë mos harro, ke treguar poshtërsit me plot intriga, që ne shqiptarët të mos kemi kurrë besim tek ti. Medalja jote për shqiptarët ka qenë, shqiptarët i ke bërë mish për top. Europ për ne gjithëmon ke qen dhe je treguar e poshtër dhe e pashpirt dhe pa ndjenja. Ti Europ interesin tonë kombëtar, na i ke shitur shumë herë, në të gjitha konferencat. Ndale turrin e poshtërsisë Europ, për ne ka lind një diell që na don dhe na ngroh në shpirt dhe në zemër. ajo është Amerika.
Shqiptarët me mish dhe shpirt, janë të lidhur për Amerikës dhe ti Europ, don apo nuk don, shumë shpejt do të na i këthejsh borxhin. Prandaj ka ardhur koha ta thuash të vërtetën dhe të na i këthejsh borxhin.
Kthena borxhin Europ.
Shqiptarët duan bashkimin e trojeve etnike, në një Shqipëri natyrale.
Koha nuk prêt …