Ahmeti: Do të regjistrohet çdo banor i lindur në Maqedoni

Kryetari i BDlsë, Ali Ahmeti premton se institucionet bëjë punën e tyre që asnjë banorë rezident ose jo rezident të mos mbetet i pa regjistruar. Ai këto komentet i bëri në emisionin “Politica” në Tv Globi.

Ai sqari se si do të regjistrohet edhe diaspora.

“Sa i takon regjistrimit, ka patur debate, edhe debate publike. Është një ndërmarrje statistikore, nuk është një ndërmarrje poltike dhe është një moment që duhet të ndodh. Është duke u kërkuar nga institucionet relevante ndërkombëtare, nga KB, nga BE. Kjo për të patur një statistikë më të saktë mbi ekonominë e vendit, mbi pasuritë e vendit, mbi banorët rezident të vend dhe asnjëri nuk do të jetë përjashtues. Fillimisht do regjistrohemi ne, pastaj ata që janë jashtë përmes dokumenteve validen nga të afërmit e tyre këtu ose përmes Entit Shtetëro të Statistikave. Do të dihet sa janë rezident dhe jo rezident, por prapë të gjithë banorë të këtij vendi”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDl-së.

Ai tha se shqiptarët nuk mund të dalin më pak se 25 për qind, aq sa ishin në vitin 2002, por edhe sipas përqindjes me Marrëveshjene Ohrit.