Struga 3, Maqedonia e Veriut 307 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1854 testime për coronavirus, prej të cilëve 307 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-137, Kumanovë-17, Tetovë-13, Prilep-13, Gostivar-10, Shtip-4, Manastir-7, Veles-15, Ohër-10, Strumicë-9, Kavadar-10, Strugë-3, Kërçovë-8, Shën Nikollë-1, Gjevgjeli-6, Negotinë-1, Dibër-11, Resnjë-5, Kriva Pallanka-1, Radovish-4, Berovë-1, Delçevë-6, Probishtip-3, Vinica-2, Makedonski Brod-1, Bogdanci-3, Kratovë-3, Krushevë-3.

Kanë ndërruar jetë edhe 14 pacientë, ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 658 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 90.124, prej të cilëve 76.045 janë shëruar, ndërsa 2.768 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 11.311.