Kufizimi i lëvizjeve transkufitare, përshpejtimi i vaksinës, krijimi i një certifikate të përbashkët, 27 vendet e Bashkimit Europian do të mblidhen sot në një samit për të koordinuar luftën kundër pandemisë, përballë kërcënimit për variante të reja.
Ky takim i nëntë virtual i krerëve të shteteve dhe qeverive të Bashkimit Europian mbi krizën shëndetësore do të zhvillohet duke nisur nga ora 18:00 (17H00 GMT).
Dhe ky samit në një kohë kur disa vende, të tilla si Gjermania, po ashpërsojnë masat e tyre për të luftuar përhapjen e varianteve të koronavirusit (britanik, afrikano jugor), të cilat janë më ngjitëse.
Qeveria holandeze planifikon vendosjen e një shtetrrethimi duke nisur nga ora 20:30. Në Francë shtetrrethimi fillon në orën 18:00 që prej të shtunës.
Nga ana kufitare, europianët do të diskutojnë kufizime shtesë dhe do të përpiqen të harmonizojnë përgjigjen për të ruajtur funksionimin e tregut të brendshëm, transportin e mallrave dhe jetën e përditshme të punëtorëve ndërkufitarë.
Kryeministri belg, Alexander De Croo po propozon një ndalim të përkohshëm të “udhëtimeve jo thelbësore”, nga frika se kontaminimet do të rriten kur të kthehen nga pushimet e shkurtit.
“Kjo nuk do të thotë që ne të mbyllim kufijtë”, theksoi ai në kanalin televiziv La Une (RTBF) dje në mbrëmje.
Qeveria gjermane kërkon një koordinimin për “testet e detyrueshme” për udhëtarët ndërkufitarë. Parisi u shpreh se ishte në favor të “kontrolleve shëndetësore” në kufijtë brenda-europianë.
Një ditë para samitit, ambasadorët e 27 shteteve arritën në një marrëveshje për një njohje të përbashkët të rezultateve të testeve, si atë antigjenik të shpejtë dhe PCR.
Për të zbuluar mutacionet e koronavirusit, Komisioni Europian u kërkon vendeve anëtare të rrisin renditjen, duke e konsideruar nivelin aktual të pamjaftueshëm. Ai gjithashtu u bëri thirrje atyre të shpejtojnë vaksinimin, duke mbrojtur 70% të popullsisë në moshë të rritur deri në fund të verës, dhe 80% të punonjësve shëndetësorë dhe atyre mbi 80 vjeç deri në mars.
Njëzet e shtatë vendet e BE-së duhet të votojnë për këto qëllime ambicioze, në një kohë kur vonesat për shpërndarjen e vaksinës nga Pfizer-BioNTech, një nga dy të autorizuarit në BE kanë çuar një vend si Danimarka të rishikojë në rënie prej 10% të ambicieve të saj për tremujorin e parë.