Fetai: Nuk ka prova që lidhin Veljanovskin me rastin “Monstra”

Prokurorja Fatime Fetai sot ka folur gjatë fjalëve përfundimtare për rastin “Monstra”, respektivisht për vrasjes e pesëfishte në Liqenin e Smilkovës me 12 prill të vitit 2012. Prokurorja tha se donte të përgënjeshtronte disa teori të përhapura, respektivisht ajo që automjeti “Opel Omega” i përkiste policisë dhe se ishte vendosur në vendngjarje, dhe se vrasjet ishin kryer diku tjetër, por edhe teoria që ish-kreu i Kuvendit Trajko Veljanoski ishte përfshirë në rastin në fjalë.

“U përhap gjithashtu informacioni se fëmijët ishin në kontakt të afërt me djalin dhe vajzën e Trajko Veljanoskit me të cilët ishin shoqëruar shpesh dhe gjoja kjo është arsyeja pse u likuiduan. Asnjë provë nuk është propozuar për një gjë të tillë deri më tani, as nuk ka pasur ndonjë indikacion që fëmijët e vrarë njihnin fëmijët e një zyrtari të lartë, aq më pak që kishin ndonjë borxh”, tha Fetai.

Për vrasjen e pesëfishtë, ku u vranë pesë djemtë Kire Traiçkovski, FIlip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, në procedurën paraprake për rastin me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata supreme në dhjetor të vitit 2017 i hoqi aktvendimet, i liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe u caktoi masa të kujdesit. Pas heqjes së aktvendimeve, rastin “Monstra” e mori PSP dhe lënda u kthye në rigjykim.

Rastin “Monstra” e udhëheqë gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues të aktakuzës janë Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.