Dr. Shkëlqim Reçi: A mund të ndikojë vaksina kundër Covid-19 në mos mbetjen shtatëzën? Ja e vërteta

A mundet të ndikoj vaksina kundër COVID-19 në mos mbtetjen shtatëzën?

Absolutisht JO!…

Ne kohën e pandemis e krijuar nga SARS-CoV-2 nuk ka pasur rritje të aborteve spontane.

Njerëzit që spekulojnë dhe shpërndajnë gënjeshtra i mbështesin argumentet e tyre në ngjashmërinë e supozuar midis të ashtuquajturës:
1.Proteinë spike të koronavirusit, dhe
2.Proteinës së trupit të quajtur sincin-1.

Syncytin-1 është përgjegjës për formimin e placentës.

Gënjeshtra ose Teza është se:
-Nëse trupi ndërton pas një vaksinimi një mbrojtje imune kundër proteinës spike të koronës, kto Antitrupa ndikojn në sincin-1 dhe kështu parandalon formimin e placentës.

E Vërteta:

Shefja i grupit kërkimor për biokimi dhe kimi bioorganike në Universitetin e Leipzig, Annette Beck-Sickinger ka shpjeguar se nuk ka ngjashmëri të veçantë midis dy proteinave, kështu që “një reagim i tillë i vaksinës është në thelb i pamundur” ( Pra kjo mbrojtje që formon organizmi jon nuk dëmton aspak proteinen sincin-1)

Lars Dölken, Profesor i Virologjisë dhe Imunobiologjisë në Universitetin e Würzburgut, spjegon se: Edhe nëse të dy proteinat tregonin ngjashmëri, nuk mund të konkludohej se mbrojtja e trupit kundër koronavirusit gjithashtu sulmon proteinën sincin-1.

Për më tepër: Nëse një reagim i tillë do ishte i vërtet, sëmundja Covid duhet të kishte efekte të dëmshme për gratë shtatzëna. Për shkak se trupi formon të njëjtët mekanizma mbrojtës në rast të një infeksioni si dhe pas një vaksinimi.

Në studimet mbi Sars-CoV-2, nuk ësht gjet asnjë numër i rritur i aborteve ose komplikimeve.

Pra nëse ky pretendim i spekulatoreve do të ishte i saktë, atëher çdo grua që ishte infektuar më parë me korona do të duhej të ishte sterile.