11 viktima dhe 400 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 400 raste të reja me COVID-19 nga 2,327 teste të bëra. Janë shënuar 11 viktima, ndërsa janë shëruar 206 pacientë. Ndërkohë, që vendi është në pritje të vaksinës, një fond prej 70 milion eurove është siguruar nga Parlamenti Evropian për shtetet e Ballkanit Perëndimor me qëllim të blerjes së vaksinave anti kovid nga shtetet e BE-së.