Shahpaska: Pensionet do të rriten

Pensionet do të paguhen rregullisht, ndërsa në janar pensionistët do të marrin harmonizimin ligjor, kështu që pensioni minimal do të rritet për 134 denarë, ndërsa ai mesatar për 185 denarë, njoftoi sonte ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.

Në emision “24 Analiza”, në televizionin 24, Shahpaska tha se pensionet do të vazhdojnë të paguhen në fund të muajit në mënyrë që t’i mbrojë pensionistët nga pandemia.

“Me pensionin për janarin, i cili do të paguhet në fund të janarit, ata do të marrin harmonizimin sipas  ligjit dhe kjo do të nënkuptojë rritjen e pensionit minimal për 134 denarë në muaj dhe rritje e pensionit mesatar për 185 denarë në muaj, shpjegoi Shahpaska.

Tha se nuk planifikohet rritje e pensioneve në mënyrë lineare, siç ishte praktika gjatë Qeverisë së mëparshme.

Lidhur me vendimin ligjor që e diela të jetë ditë jo pune, tha se ata nuk heqin dorë nga kjo ide, por që implementimi nuk do të fillojë sa të zgjasë pandemia. Versioni i ri i ligjit parashikon që kjo ditë do të jetë ditë jopune, me përjashtim të aktiviteteve të caktuara që për shkak të llojit të punës nuk mund të ndërpresin procesin e punës. Këto aktivitete do të jenë renditen në mënyrë taksative në ligj.

“Në kushte të pandemisë, nuk duam që në asnjë moment, të fillojë implementimi i këtij vendimi. Dhe versioni fillestar i ligjit është se zbatimi i tij do të bëhet pas përfundimit të pandemisë”, tha Shahpaska.

Lidhur me vendimin ligjor për pensionim në moshën 64 vjeçare dhe 15 vjet stazh, që është bllokuar në Kuvend, ministrja Shahpaska tha se shumica qeverisëse po bën përpjekje për të zhbllokuar punën.

“Kam njohuri se kolegët nga shumica qeveritare kanë bërë përpjekje për të zhbllokuar këtë zgjidhje ligjore, por kryetari i komisionit është nga opozita, kështu që dinamika e mbajtjes së seancave dhe vendosjes së pikave në rendin e ditës është në duart e opozitës”, tha Shahpaska.v

Për ligjin për blerjen e stazhit, ministrja tha se ai është pjesë e programit qeveritar por se nuk ka afat kur do të sillet.

“Ligji për blerjen e stazhit është pjesë e programit qeveritar, por në të nuk është përcaktuar një afat kur duhet të miratohet ajo zgjidhje ligjore. Për momentin, Ministria është duke punuar në dy ligje sistemike edhe atë në Ligjin për marrëdhënie të punës dhe Ligjin për mbrojtje, gjatë punës”, tha Shahpaska, e cila pret që këto dy ligje të miratohen këtë vit.

Nga Lidhja e sindikatave të Maqedonisë u bëri thirrje partive të mos I bllokojnë ligjet që janë të rëndësishme për punëtorët dhe kërkuan që marrin pjesë në komisionet kuvendore në të cilat debatohet për këto ligje. Vërejtje kanë për mënyrën në të cilën krijohen vendimet ligjore.

Qëndrimi i LSM-së është menjëherë të sillet vendim që dita e diel të jetë ditë jo pune, ndërsa për ata që do të punojnë të paguhet të paktën 50 për qind shtesë për punë ditën e diel.