Propozimi i ministrit gjerman: Personat e vaksinuar të lejohen në restorante dhe aktivitete tjera

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, ka propozuar lehtësim masash për qytetarët që janë të vaksinuar ndaj Covidit-19. Më kërkesën e tij, Maasi i ka dalë kundër kancelares Merkel dhe kabinetit të saj.

“Njerëzit e vaksinuar duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre themelore përsëri. Kur të ketë njerëz të vaksinuar në restorante ose kinema, ata ata nuk mund të rrezikojnë më njëri-tjetrin. Nuk ka të bëjë me “privilegjet, por me ushtrimin e të drejtave themelore të njerëzve të vaksinuar”, ka thënë Maasi.

Propozimi i kryediplomatit gjerman pritet të shqyrtohet gjatë kësaj jave përsëri nga zyrtarë të lartë të Institutit të Shëndetit Publik, në Gjermani, para se t’i propozohet edhe një herë kancelares Merkel.