Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social facebook ka shkruar se “Fryma dhe vepra e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut jeton edhe sot dhe do të vijojë të jetë në mesin tonë derisa dielli të ngroh këtë tokë.”
Ahmeti këto fjalë i ka shkruar me rastin e 553 vjetorit të përjetësisë së krye heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Ky është postimi i plotë i z. Ahmeti:
“Sot, në 553 vjetorin e përjetësisë, përkujtojmë krye heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Fryma dhe vepra e tij jeton edhe sot dhe do të vijojë të jetë në mesin tonë gjersa dielli ta ngroh këtë tokë.”