CNN Greece: Athina, Shkupi dhe Beogradi do të ndërtojnë kanal që do ta ndryshojë gjeografinë e Ballkanit

Greqia, Maqedonia dhe Serbia duan të ndërtojnë një kanal që, sipas ish shefit te Qeverise greke Alexis Tsipras, “mund të ndryshojë gjeografinë e Ballkanit”. Kjo është ajo që gazeta gjermane Die Welt thekson duke iu referuar planeve për të ndërtuar një kanal që lidh Danubin me Mesdheun

Sic raporton CNN ne gjuhen greke : Është një “punë mbresëlënëse” që synon lidhjen e Danubit përmes Moravës me Axios, dhe Gjirin Termaik, në perëndim të Selanikut për në Egje”- thuhet në raport. Nëse projekti zbatohet, do të jetë një nga më të mëdhenjtë në Evropë.

Vlerësimet sugjerojnë se projekti mund të arrijë një kosto prej 17 miliardë euro. Ndërtimi i kanalit mund të bëhet brenda gjashtë muajve, sapo të gjenden investitorët, ndërsa është sqaruar më tej se kompanitë kineze kanë treguar interes.
Die Welt i referohet Yannis Boutaris, kryetari i bashkisë së Selanikut, i cili tha se gjatë vizitës së tij në Shkup, Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski i dha atij një video që përshkruante ëndrrën për këtë kanal.

“Ëndrra e një kanali. Një projekt ambicioz në Ballkan: grekët serbët dhe maqedonasoverioret duan të hapin një kanal lundrimi, e cila do të lidhë Danubin me Mesdheun. Plani vizionar mund të ndryshojë përgjithmonë të gjithë rajonin”, raportin e rrjeti televiziv CNN Greece
Për më tepër, projekti konsiderohet i “përmasave historike” pasi i jep një shtysë të re aktivitetin ekonomik dhe tregtar në rajon”.

CNN Greece ,vlereson projektin si “senzacional” dhe thekson se kerkohen investues te cilet do t’i nderrmarnin shpenzimet e larta per ndertimin e korridorit lundrues , qellimi eshte te nderlidhja e lumenjeve Danuve, Morava dhe Vardar.