Shqiptarët 18 përqind? Akademiku Zeqiri i përgjigjet Apasievit me fakte

Akademik Izet Zeqiri i është përgjigjur deputetit Apasiev i cili ka deklaruar se shqiptarët janë 18% në Maqedoni.

Deputeti Apasiev mendon se jemi në vitin 1971 ku “statistikat” i nxjernin shqiptarët 18%, haron se jemi 2021? Ai duhet t’i referohet rritjes natyrore të popullsisë në vend dhe natalitetit të shqiptarëve në krahasim me të tjerët dhe pastaj të jep projeksione statistikore lidhur me numrin e shqiptarëve.

Projeksionet duhet të bazohen në natalitetin, mortalitetin dhe rritjen e popullsisë në vend. Të dhënat dëshmojnë se rajonet ku jetojnë shqiptarët kanë rritje natyrore më të madhe të popullsisë në krahasim me rajonet tjera.

Është kuptueshme se shqiptarët me regjistrimin e popullsisë do të jenë shumë ma shumë se 25.17% sa kanë qenë me regjistrimin e 2002, duke u bazuar në rritjen natyrore të tyre.
Shih tabelat dhe grafikun, ka shkruar Izet Zeqiri.