Më shumë se dy milionë njerëz kanë vdekur nga COVID-19 prej kur pandemia ka filluar, sipas të dhënave nga Universiteti “Johns Hopkins”.
SHBA ka regjistruar më shumë viktima sesa çdo vend tjetër, me 390,000 vdekje, derisa pasohet nga Brazili me rreth 200,000 vdekje dhe India me 150,000 vdekje.
Më shumë se 93 milionë raste me COVID-19 janë konfirmuar në gjithë botën.