Kujdes fjalën
Fjala as nuk haet as nuk dridhet,
fjala, si lopa bajgën, nuk hidhet,
fjalët janë të rënda, duhet të lidhen,
një nga një të thuren, të mblidhen!
Ditës së diel, mos i shto ë-në,
fjalës mik, mos i hiq m-në,
me e shkruhet vendi, jo vënd,
me ë shkruhet këndi, jo kend!
Mos thuaj, as shkruaj, qajtore,
shkojmë për të pirë, jo si vajtore,
me ç shkruhet edhe Çamëria,
ashtu si çelësi dhe çiftelia.
Kur të shkruash një fjali,
përdor 36 shkronjat si flori!
Ka sistem rregullash n’ortografi,
vende-vende lypset edhe apostrofi.
Aty-këtu kemi trajtën e shquar,
nuk shkruhet përgjigja,ndërgjegja e magja,
janë të shkruara gabim, j-në kanë harruar,
t’u dalim përpara e t’i ndalim te lagjja,
t’u themi se gjuha ka marrë masa,
ka trajta, zgjedhime, lakime dhe rasa.
Ja fol, ja rri, me fjalët nuk luhet,
buk, lum, val nuk thuhet,
bukë, lumë, valë shkruhet,
as ne ju a apo atyre jua,
ne jua e atyre ua duhet.
©Xhemi Hajredini
Strugë, korrik 2019