Dauti: Aleanca mbështet nismën për uljen e TVSH-së për energjinë elektrike

Deputetja e koalicionit ASH-AAA, Ilir Dauti, ka thënë se opozita shqiptare mbështet kërkesën e iniciativës qytetare “Boll më” për uljen e TVSH-së për energjinë elektrike nga 18% në 5%, shkruan gazeta LAJM.

“Nëse keni ndjekur debatet tonë, Aleanca për Shqiptarët edhe vetë ka propozuar që nëse duam të ju ndihmojmë qytetarëve, duhet të ju ndihmojmë sinqerisht dhe një prej atyre mënyrave të sinqerta është përmes uljes së TVSH-së së energjisë elektrike. Prandaj çdo iniciativë e tillë është e mirëseardhur dhe e mbështetur nga ana jonë, sepse edhe për kushte normale do të ishte mirë të ndodhte një gjë e tillë, e jo më për kushte pandemie ku e dijmë se ekonomitë familjare kanë pasur rënie të konsiderueshme dhe kemi humbje të mbi 40 mijë vendeve të punës. Prandaj, nëse duam vërtetë të ju ndihmojmë qytetarëve, Qeveria duhet që propozimet për uljen e TVSH-së t’i shqyrtojë seriozisht”, ka thënë deputetja e koalicionit ASH-AAA, Ilire Dauti për gazetën LAJM.