Instituti i Shëndetit Publik: Ulet numri i të prekurve me koronavirus

Sipas raportit javor të Institutit për Shëndet Publik, në periudhën prej 4 deri më 10 janar të vitit 2021, janë testuar gjithsej 13.022 materiale laboratorike në të cilat rezulton prania e SARS-COV-2, me zvogëlim prej 20.8% në krahasim me javën e kaluar. Janë regjistruar 2.471 raste të reja pozitive në 34 qytete, me rritje prej 6.1% në dallim me javën e kaluar.

Instituti për Shëndet Publik

“Pjesa më e madhe e rasteve të reja pozitive janë nga Shkupi 46.1% ndërsa incidenca javore më e madhe është regjistruar në Berovë. Mosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç, 25.2%. Numër i madh është edhe tek moshat 40-49 (19%), 50-59 (18.4%), 30-39 (18.4%) dhe 20-29 (13.4%). Ndërsa numri më i vogël është tek fëmijët prej moshës 9 vjeçar 1.9%, dhe 10-19 vjeç (4.0%)”

Ndërsa numri i rasteve të vdekjeve në 24 qytete është 74, me zvogëlim prej 20.4% në krahasim me javën e kaluar. Në bazë të moshës, 64 persona ishin mbi 60 vjeç, 7 persona 50-59 dhe 3 persona ishin rreth moshës 40-49 vjeç.