Qindra trupa të Gardës Kombëtare flenë në hollin e Kongresit Amerikan me armë në duar (FOTO)

Qindra trupa të Gardës Kombëtare kanë fjetur në tokë, në hollin e Kongresit amerikan, pas intensifikimit të masave të sigurisë në Uashington, një javë përpara inaugurimit të Joe Biden si President i SHBA-së.

Fotot janë realizuar mëngjesin e së mërkurës, me ushtarët që shihen të shtrirë nëpër korridore, me armët pranë vetes.

Kjo është hera e parë që trupat ushtarake rehatohen brenda Kongresit, që nga Lufta Civile.

Garda Kombëtare është autorizuar që të dërgojë 15 000 trupa në Uashington për të ruajtur kryeqytetin, në kuadër të inaugurimit të Biden.

Pas raportimeve nga FBI se ka rrezik për sulme në DC, por edhe qytete të tjera të vendit, presidenti, pas një takimi edhe me zëvendësin e tij, Mike Pence, vendosi me një urdhër ekzekutiv shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, nga 11 janari deri më 24 janar.