I pyetur se si i komenton deklaratat e ministres së Punëve të Jashtme në Bullgari, Ekaterina Zaharieva, e cila tha se Shkupi nuk duhet të shpresojë për ndryshim të qëndrimeve pas përfundimit të zgjedhjeve në Bullgari, Mickoski tha se pavarësisht deklaratave, në kontestin me vendin fqinj po diskutohet për siç tha ai, shitjen e identitetit maqedonas.
“Po shitet identiteti maqedonas, këtë po e themi që nga tetori. Në tavolinë janë kushte që nuk kanë lidhje me marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë, këto janë kushte që paraqesin mohim direkt të identitetit maqedonas. Ky dokument ekziston. Quajeni non paper, road map, ose udhërrëfyes, siç doni quajeni. Ftoj Qeverinë, Zoran Zaevin, Bujar Osmanin, dhe Nikolla Dimitrovin që të publikojnë dokumentin me 12 pika”, tha mes tjerash Mickoski.