Ndërroi jetë Selami Vinca nga Veleshta, poeti dhe veprimtari i çështjes kombëtare
Pse kaq heshtje !?
Sot dita e tretë që ndërroi jetë mësimdhënësi, poeti dhe veprimtari i devotshëm i çështjes kombëtare, Selami Vinca, ndërsa ikja e tij e çuditërisht u përcoll me një heshtje të çuditshme.
Përse, së paku te disa portale të Strugës që na mbytin me lajme të kota, vdekja e këtij veprimtari nuk gjeti vend në rubrikat e tyre të përditshme.
Marr guximin si një pjesëtare e gjeneratës së re, t’i lut të gjithë të heshturit e pakuptimtë që të mos lënë trashëgim shembuj të pashembullt!
Poeti do kujtohet edhe si poet edhe si mësues edhe si veprimtar, sepse veprat e askujt nuk mund t’i mbulojë një cipë bore “e brishtë”.
Lamtumirë poet dhe mos u zemëro që edhe ti përsërite fatin e shumë poetëve!
Lamtumirë!
Blerona Brao
13 Janar 2021