Në seancën e 39-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut vazhdoi shkarkimi dhe emërimi i drejtorëve në institucionet që janë nën kompetencë të Qeverisë.
Keti Vasileska është emëruar ushtruese e detyrës drejtor në Inspektoratit shtetëror për administratë, ndërkohë Gjoko Tanasoski nuk do të jetë më udhëheqës i Drejtorisë për dogana, ndërsa në vend të tij do të jetë Goran Sugarevski.
Zulfikar Zejnullahi u emërua u.d. zëvendësdrejtor në Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim. Vasko Paskalli është shkarkuar nga pozita e drejtorit në Drejtorinë publike Parku Nacional – Galiçnik, ndërsa në vend të tij është emëruar Aleksandar Milovski.
Qeveria propozoi deri te Këshilli drejtues i Agjencisë për energjetike të shkarkojë Nehri Emrullain, ndërsa në vend të tij të emërojë Dario Nikollovskin.
Në “NP Studençica”, në vend të Urim Ahmetit, në krye të këtij institucioni do të jetë Ardita Dani.
Isamedin Azizi është emëruar anëtar në Komisionin e përbashkët për histori e arsim ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.