Aleksandar Dashtevski është zgjedhur për kryetar të KSHZ-së, ndërsa Ditmire Shehu mbetet nënkryetare e këtij institucioni më të lartë zgjedhorë.
Kështu Kuvendi sot me 95 vota pro ka zgjedhur përbërjen e re të KSHZ-së. Asnjë nga deputetët nuk kundërshtoi përbërjen e re të KSHZ-së.
Kryetar i ri i Komisionit Shtetëror Zgjedhor do të jetë Aleksandar Dashtevski, i cili është mbështetur nga OBRM-PDUKM.
Mandat i përbërjes aktuale të KSHZ-së me të cilin kryesonte Oliver Derkovski skadon më 15 janar. Derkovski nuk do të jetë pjesë e përbërjes së re të KSHZ-së.