Ohri, qyteti i UNESKO-s në rrezik, Georgievski: Rekomandimet janë të ashpra

Ohri rrezikon të humbasë statusin e UNESKO-s si pasuri kulturore dhe natyrore botërore. Në raportin e fundit, rreth 200 faqe, UNESKO ka shënuar të gjitha vërrejtjet për rrezikimin e rajonit të Ohrit. Kërkohet rrënimi i ndërtimeve të egra, mënjanimi i objekteve dhe ndalesë të plotë për ndërtime të reja në breg të liqenit por, edhe menjanimi i kolektorëve nga pullazet e shtëpive në pjesën e vjetër të qytetit dhe ruajtjen e arkitekturës së vjetër. Kreu i komunës thotë se ruajtja e statusit është me rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e turizmit, edhepse pranon se problemet janë të komplikuara ndërsa një pjesë e rekomandimeve kërkojnë shumë kohë për t’u realizuar.

“Një pjesë e mirë e problemit është rezultat i moskomunikimit të mëparshëm të shtetit me organet e UNESKO-s dhe trupat këshillues. Qëndrimet dhe rekomanimet që marrim tani janë thuajse rigide dhe të ashpra. Mund të realizohet por jo brenda natës.”, tha Konstatntin Georgievski, kryetar i komunës Ohër,

Ohri është i mbrojtur nga UNESKO që nga viti 1980. Nën mbrojtjen e UNESKO-s është qyteti, Liqeni i Ohrit, disa km të rajonit të Ohrit, një pjesë e komunës Debarcë dhe Parku Nacional Galiçica.

Sipas ambijentalistëve, gjithnjë e më e pritshme është që në sesionin e radhës të UNESKO-s, Ohri do të gjendet në listën e rajoneve botërore të rrezikuara.