Drini i Zi dhe Radika, të stërmbushura me ujë

Shiu intensiv ka mbushur shtratin e lumit Drin, por rrjedhja e ujit nga liqeni i Ohrit përmes Drinit, afër digës në Strugë, është minimale. Për momentin është rreth 2 metër/ kub ujë në sekondë. Nga hidrocentralet e Maqedonisë shtojnë se Shqipëria nuk i ka kërkuar ende vendit tonë të zvogëlojë sasinë e ujit që shkon në anën e tyre, në mënyrë që të zbusë përfundimisht përmbytjet në Shkodër.

EMV

“Deri para një jave, liqeni ishte në vlerë minimale, që u tregua si gjendje e shkëlqyeshme për parandalimin e efekteve të dëmshme të përmbytjeve”

Sot niveli i liqenit të Ohrit është 693.15 metra mbi nivelin e detit, që është 60 centimetra nën kuotën maksimale prej 693.75 metra. Nga EMV thonë se në periudhën e ardhshme, akumulimet do të jenë në gjendje të pranojnë ujë pa pasur nevojë të lëshojnë dhe kështu nuk do të rrezikojnë zonën përgjatë Drinit të Zi. Liqeni i Ohrit ndodhet 18 centimetra nën kuotën mesatare për këtë periudhë kurse Liqeni i Dibrës është 15 metra nën kuotën e tejmbushjes.

EMV

“Ditët në vijim presim rënie të derdhjeve, së pari për shkak të ndërprerjes së shiut dhe së dyti për shkak të rënies së temperaturave dhe uljes së shkrirjes së borës, e cila tani është intensive”

Aktualisht, sasi të mëdha të ujit lëshojnë disa degë të Drinit të Zi. Radika me rreth 100 metër/kub ujë në sekondë, 24 orët e kaluar bart çdo gjë përpara saj. Për shkak të shiut të madh, ndalohet uji i pijshëm nga tubacioni i qytetit në Dibër dhe Strugë, për shkak se i njëjti është i turbullt./Alsat