Një aeroplan pasagjerësh me më shumë se 50 persona në bord është zhdukur pas ngritjes nga kryeqyteti indonezian Xhakartë, raporton BBC.
Disa agjenci tjera të lajmeve raportojnë se është e paqartë se sa pasagjerë dhe ekuipazh ishin në bordin e Boeing 737-500.
Sriwijaya Air Boeing 737 humbi kontaktin gjatë rrugës për në Pontianak në provincën perëndimore Kalimantan, thanë zyrtarët.
Uebfaqja për gjurmimin e fluturimeve Flightradar24.com tha se avioni kishte humbur lartësi prej 3,000 metrash në më pak se një minutë.
Ministria e Transportit e Indonezisë tha se përpjekjet e kërkim-shpëtimit kanë filluar.
Aeroplani nuk është i modelit Boeing 737 Max, i përfshirë në dy incidente në vitet e fundit.