Prindërit tanë me siguri se nuk e harrojnë 6 Janarin e vitit 1991. Këtë ditë të shënuar për banorët e Zagraçanit, Shumit por dhe rrethinës, ku u bë një manifestim madhështor i cili mund të quhet edhe manifestim gjithëpopullor shqiptar që s’ishte bërë kurrë më parë jo vetëm në rrethinë, por edhe më gjërë. Në atë manifestim mendohet se ishin mbledhur 15 mijë njerëz. Pjesëmarrësit ishin nga të gjith trojet shqiptare të Maqedonisë, Kosovë e Shqipëri.
Pas manifestimit, masa e tubuar me në krye veteranët e luftës Mehmed Mehmedi, Jahja Shaholli, Kariman Saliu, Dalip Abedini, Kamber Baftiari, Shaziman Shazimani, me flamurin kombëtar nga sheshi u drejtuan rrugës për në oborrin e shkollës së re me këngë dhe brohoritje ku u bë dhe prerja e shiritit simbolik të inagurimit. Pas këtij gjesti Mehmet Mehmeti dhe Jahja Shaholli vuajtën dënim
më se 1 muaj në burgun e Ohrit.