Pamjet nga Uashingtoni natën e kaluar janë shqetësuese. Dhuna duhet të dënohet. Shpresojmë dhe besojmë se demokracia do të mbizotërojë, shkruan kryeministri Zoran Zaev në Twitter me rastin e trazirave të mbrëmshme në Uashington.
“Kjo është mënyra e vetme për të ecur përpara”, tha Zaev në mesazhin e tij në Twitter.
Ndryshe. mbrëmjen e djeshme kaosit në Kongresin amerikan e la Amerikën të lëkundur, ndërsa politikanët në të gjithë botën të tronditur dhe të shqetësuar.
Në një skenë të paparë në historinë moderne të SHBA-së, mbështetës të presidentit në largim, Donald Trump, sulmuan dhunshëm ndërtesën e Kongresit, në përpjekje për të zhbërë fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden.