Në Shkup në qendrat Kovid trajtohen 345 pacientë, 100 shtretër janë të lirë

Në 24 orët e fundit, 52 pacientë të rinj janë hospitalizuar në Qendrat kovid në Shkup për shkak të ndërlikimeve nga koronavirusi, kurse 26 pacientë të shëruar janë liruar. Repartet infektive të kryeqytetit po trajtojnë 345 persona të dyshuar dhe të konfirmuar me Kovid-19, shumica e të cilëve janë në mbështetje të oksigjenit. Në orën 8 të mëngjesit, janë liruar 100 shtretër kurse pritet çregjistrim edhe i disa pacientëve të rikuperuar.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit, ka pasur 32 pranime në klinikat interne dhe dy pacientë u hospitalizuan në Klinikën për Sëmundjet e Syrit dhe Klinikën për Gastroenterohepatologji. Gjashtë pacientë u pranuan në Klinikën e Neurologjisë. Pesë pacientë u pranuan në TBC, katër në Klinikën e Dermatologjisë dhe tetë në Klinikën e Nefrologjisë. Pesë pacientë u shtruan në spital në ORL.

Në qendrën Kovid në SPQ 8 Shtatori ka pasur 10 pranime të pacientëve të ri, kurse në Kliniken Infektive tetë gjatë ditës së djeshme.

Për momentin, 21 pacientë po trajtohen në Klinikën e Lëkurës në Qendrën kovid, 24 pacientë në Klinikën e Neurologjisë dhe gjithsej 26 pacientë me simptoma të koronavirusit janë pranuar në Institutin e TBC-së, në qendrën kovid të Klinikës së Nefrologjisë aktualisht ka 22 pacientë, në Klinikën e Syve pesë pacientë dhe në ORL 15 pacientë, 19 pacientë në Klinikën për Gastroenterohepatologji.

“Në SPQ 8 Shtator ka gjithsej 102 pacientë, kurse në Klinikën për Sëmundje Infektive ka 94 pacientë, ndërsa në Institutin për Sëmundjet e Mushkërive te Fëmijët Kozle gjenden 17 pacientë, informon Ministria e Shëndetësisë.